Xhonatani rikthehet prapë në shtëpi, do nisë historinë e dashurisë që e ka fiksim produksioni BBV

BBVA

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje. Ai u rikthye në shtëpi.Nuk kaloi as një orë nga eliminimi dhe Xhoni u rikthye sërish në shtëpi.

Bileta e tij, ishte vajtje-ardhje. Në fakt ditët e fundit është parë një afrim mes tij dhe Diolës, disa nga banorët mendojnë se ata mund të jenë një cift.

Ndërkohë fansat ne faqen zyrtare të BBV në Instagram akuzojnë produksionin se e ka bërë enkas biletën e Xhonit ardhje-vajtje.

Maestro u caktua nga Vëllai i Madh që të hapte kutinë e ‘Pandorës’.Në kutinë e Pandorës, Vëllai i Madh kishte vendosur dëshirën e Armaldos që ai shprehur gjithmonë dhe një dënim për banorët.

Në zarfin e bardhë shkruhej që Big Brother mundëson dy bileta Vip për Armaldo Kllogjerin për të parë ndeshjen e Shqipërisë në Europian. Një nga dëshirat e tij më të mëdha.

Ndërsa në zarfin e zi, thuhej se Armaldo duhet të zgjidhte katër banorë që ai dëshrion të mos votojnë sonte.Armaldo i hoqi të drejtën e votës Valbonës, Diloës, Nitës dhe Bjordit. Ai tha se kjo zgjedhje thjesht i erdhi për momentin.