U tha se ishte në lidhje me Xhulin, reagon për herë të parë Noizy dhe tregon të vërteten

showbizz

Në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova ndodhi një rast mes Xhulit dhe Stresit ku këtij të fundit i erdhën disa veshje si dhuratë nga shoku i tij Noizy ndërsa Xhuli e la Atdheun vetëm që ishte në një njohje me të dhe shkoi tek Stresi.

Ajo e pyeti se a ka ardhur ndonjë shuratë për Xhulin mirëpo Stresi i thotë që jo, mjaftoi kjo situatë që në media të përflitet se personi që Xhuli ka thënë se ka një njohje është reperi Noizy.

Mirëpo, ky i fundit ka reaguar përmes një video në insta Story ku thotë se me personin që po përmendet në Big Brother nuk ka qenë asnjëherë në lidhje e as nuk do të jetë ndonjëherë.

Ai shprehet se e kanë lodhur duke e pyetur se a ka qenë në lidhje me atë person dhe nuk është, sipas tij emri i tij përmendet në keto programe vetëm për nje arsye qe te gjithe e dine pse duke aluduar per klikime e perfitime./InfoKosova