Top Channel demaskon Amosin, bëri pyetjen anonime më të turpshme ndaj Oltës

BBVA

Një nga rubrikat më të përmendura të kësaj jave në Big Brother VIP ishte ajo e pyetjeve anonime brenda shtëpisë. Secili banor ka shkruar nga një pyetje anonime për të tjerët.

Pyetja absolutisht më befasuese ishte ajo për Kristin, i cili pyetej nëse ka diçka më shumë se shoqëri me Oltën. Luizi (dhe jo vetëm) e theksoi me shumë potencë këtë pyetje, të cilën e quajti më të turpshmen.

Kamera e Top Channel fokusonte gjithë kohën Amosin, duke treguar qartë se pas asaj pyetjeje fshihet ai. Regjisori i Top Channel e teproi, madje, duke fokusuar planin kryesor vetëm tek aktori.

Luiz: Olta është grua e martuar, ka një familje. Pyetja është shumë e ulët. Shumë e ulët. Po flas seroizisht. Po të drejtohem ty, a ke ndonjë dyshim për personin që ta ka bërë.

Kristi: Nuk kam fare interes. Ka banorë të tjerë që kanë komente për këtë? Armaldo: Nuk e kuptoj, që pse Luizi po e komenton. Cili është qëllimi yt.

Luiz: Ore, thjesht më bëri shumë përshtypje. Olta: Nuk dua ta di kush e ka bërë. Jam e bindur që do ta gjej vetë. Do ishte më e keqe nëse do më ishte bërë mua.