“Të paktën unë e kam gjallë babain…” – Deklarata e trishtë dhe skandaloze e Kejvinës për Luizin që nuk u vu re në Prime

BBVA

Gjatë prime-it të djeshëm në Big Brother VIP Albania, një deklaratë sa e trishtë aq dhe skandaloze erdhi nga Kejvina Kthella.

Ajo pati një debat mjaft të ashpër me Luizin përgjatë javës, por që përshkallezoi akoma më keq puntatën e djeshme.

Mirëpo, ajo që ka shokuar ndjekësit është deklarata e Kejvinës drejt Luizit.

Përpos se i tha këngëtarit “copë mishi me dy sy”, “i pisët” dhe se nuk meriton të marrë as frymë, një moment ajo i përmendi dhe të atin e ndjerë.

“Unë e kam babain në jetë, nuk më ka vdekur. Do të dalin ato piset që ke nëpër fyt, pisanjos. Flen me ato këpucët te hundët. Nuk më intereson fare. Tipat si ky mua më mbajnë çantat. Burracak. Nuk meriton as të marrë frymë. Ky është shembulli më i keq i shoqërisë. Të më vijë një copë njeri me dy sy këtu, nuk më intereson fare”, iu drejtua Kejvina-Luizit.

Mirëpo ndryshe nga kjo deklaratë e rëndë nga Kejvina, Luizi vendosi që të mos reagojë.