Te gjithe sul muan Olten dhe Dean! Efi na ma hnit: U kerkon shqiptareve qe te bejne kete veprim

BBVA

Efi ishte një prej lojtarëve më të forta të “Big Brother VIP” në këtë edicion, e pozicionuar qartë në krah të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, derisa u el minua nga reality show nga një nominim

i beftë para pak ditësh, cka solli shumë reagime në rrjet si nga publiku i gjërë i programit, nga fansat e grupit “LEK” dhe nga admiruesit e lojës së saj brenda ntë shtëpi.

Ish-konkurentja e “Për’puthen” e dha mesazhin e saj pas daljes nga “BBV”, megjithatë ditën e sotme ajo i është drejtuar për të parën herë publikisht të gjithë fansave të saj, të cilët sipas Efit i kanë dhuruar shumë dashuri këto ditë, ndërsa ka pasur edhe një apel të rëndësishëm karshi tyre.

Kështu, ajo shprehet se “Big Brother”-in e saj e ka të fituar, duke qenë se ja arriti qëllimit që i kishte vënë vetes, duke e sporvuar në një format të tillë, në situata që u gjend aty dhe duke treguar atë që është. Megjithaë njëkohësisht ajo i drejtohet ndjekësve me anë të një video-je në Instagram, duke i kërkuar të “përmbahen” me komentet që bëjnë drejtuar “kundërshtarëve” të saj në lojë.

“Ju dua shumë dhe ma keni mbushur zemrën plot me këto që kam parë jashtë këto ditë, respektin dhe fjalët e bukura. Por ju lutem, duhet t’i ndaloni komentet me urr jtje, agr sivitet dhe me gjuhën jo jo të bukur që përdoret.

Ashtu sic më keni treguar dashurinë mua, duhet t’i tregoni të gjithëve sa të mirë jeni, mos harroni që ata aty benda janë njerëz dhe kjo nuk është sjellje humane. Sado të mërzitur jeni, ju lutem ndalojeni gjuhën e urrejtjes që keni përdorur”- thotë Efi ndër të tjera, teksa shpreh edhe njëherë në fund të gjithë dashurinë për fansat e saj.

Mesazhet që duam!