




Sot Shqipëria është në zi kombëtare për nder të jetëve të humbura nga tërmetet katastrofike në Turqi. Edhe banorët e Big Brother janë solidarizuar me turqit ditën e sotme.





Sapo u zgjua në mëngjes, Luizi u afrua para kamerës dhe u bëri thirrje shqiptarëve të kontribuojnë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.





“Sot është zi kombëtare, për rastin e tmerrshëm në Turqi. Shpresoj shumë që mos jetë rritur numri i viktimave.





Ju bëj thirrje të gjithëve ju, kush ka mundësi, që të kontribuoni sadopak sepse edhe ata na qëndruan pranë kur na ndodhi e njëjta fatkeqësi.”, u shpreh Luizi./dritare




