Sot ikën Efi, surprizën e vërtetë do e bëjë e dashura e Xhonatanit! Do nxjerrë provat e “tradhtisë” me Oltën?

BBVA

Sonte do jetë prime i radhës në BBV dhe pritet si gjithmonë të jetë një natë e gjatë më shumë surpriza, diskutime dhe debate të forta.

Kujtojmë se për sot janë në nominim 4 banorë, duke filluar nga Armaldo, Efi, Luizi dhe Xhonatani. Ky i fundit i dënuar nga “Vëllai i Madh” se dha informacion nga jashtë.

Edhe këtë javë ‘replika.al’ sjell ekskluzivisht për ju atë se çfarë pritet të ndodhë sonte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Afrimiteti Diola-Xhonatan do të diskutohet përgjatë mbrëmjes. Ndërkohë një pjesë të mirë të minutazhit do ta zënë edhe debatet e diksutimet Diola-Luiz.

Efi do të jetë banorja që do të lërë përfundimisht shtëpinë. Megjithëse të gjithë prisnim që të ishte Xhonatan, kjo gjë nuk ndodh,

sepse e dashura e tij do të nxjerrë mesazhet për të cilat iu kemi shkruar në numrin e spektaklit të kalua, shkruan Replika.