Situatë e rëndë mes Luizit dhe Kiarës, ai nuk po “ia var” më ditët e fundit: ja çfarë ndodhi

BBVA

Kiarës i ka mbetur hatri sot pasi Luizi nuk i tha mirëmëngjes veçanërisht asaj. Teksa Luizi ndodhej në oborr, Kiara shkoi dhe i foli e indinjuar për situatën.

“Më fal të dukem gjë hije ose shtyllë që kalon dhe nuk thua mirëmëngjes? Seriozisht e ke ti që kalon ashtu dhe ikën kthen kurrizin?

Po bën interesantin kot! Po ik o Luiz! Ti ke luhatje humori, 1 ditë të flet, disa ditë të vjen te krevati, 1 ditë kalon dhe s’flet.

Po ik se s’do merrem me luhatjet e tua unë!”, i tha Kiara ndërsa Luizi i tregoi se u tha mirëmëngjes të gjitha vajzave që ishin aty.

Më pas ai shkoi pranë Kiarës duke e puthur, por ajo i kërkoi ta lërë rehat. Pas disa tentativave për tu pajtuar, Luizi u largua dhe vendosi ta lërë Kiarën të qetë.

Cili nga të dy mendoni se ka të drejtë në këtë mes? Luizi, i cili duket se e ka sfumuar atë sjelljen e tij ndaj Kiarës apo kjo e fundit?