Nëse ka dicka për të cilën Luiz Ejlli nuk po luan brenda shtëpisë së “Big Brother” ajo është marrëdhënia me Olta Gixharin, të paktën kështu pretendon këngëtari në bisedat që ka bërë me moderatoren dhe banorët e tjerë.





Madje mbrëmjen e djeshme ai ka deklaruar se është i gatshëm të dalë bashkë me Titon nga reality show dhe që ajo është “arsyeja e vetme pse ai qëndron brenda”.





Megjithatë, sipas “rivales” së tij në lojë, Luizi jo vetëm që nuk del pas Kiarës, por ka në mendjen edhe lëvizjen e radhës nëse ajo e le formatin.
Kështu, në një diskutim fillimisht me Krist Dragotin, aktorja e shpreh hapur mendimin e saj, duke i thënë se Ejlli me të dalë Kiara do të lidhet me Tean. Po ashtu teorinë e saj Gixhari ja





thotë edhe vetë ish-konkurentes së “Për’puthen”, duke e siguruar që ajo nuk mbrëmjen e sotme, edhe pse është në nominim pas ka “punë” brenda në shtëpi, pikërisht me Luizin nëse Kiara largohet nga programi.




