Sipas Ilir Shaqirit fituesi i Big Brother VIP Albania 2 është vetëm një: mashkull, me pak bark, me flokë të verdha…

BBVA

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP 1 Ilir Shaqiri ka folur për fituesin e edicionit të dytëNë një prononcim për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Iliri u shpreh se BBV 1 është njëshi, por për pasardhësin e tij në këtë edicion ai shikon këngëtarin shkodran Luiz Ejllin.

Kujtojme se Ilir Shaqiri u fut gjate javes në shtëpinë më të njohur në Shqipëri, teksa banorët duhet të silleshin sikur nuk e shikonin, pavarësisht provokimeve që Iliri u bënte, duket se ajo që nuk ka rezistuar dot ka qenë Olta.

Teksa e ka përqafuar dhe e ka pyetur për familjen, Oltës menjëherë i është kujtuar loja dhe ka reaguar dukë thënë: E prisha, e prisha… Nuk ka munguar dhe një kundërpërgjigje nga Iliri i cili i është kthyer: Ti e ka prishur me kohë.

Nuk dihet nëse Iliri ia ka thënë këtë gjë në kuadër të lojës që ishin duke zhvilluar apo si një mesazh për lojën dhe performacën e saj brenda shtëpisë, mengjithatë banorët kanë vijuar të qetë diskutimin më tej.

Ajo që bie menjëherë në sy është se si Iliri takon Luizin dhe i ofron atij një cigare, teksa nis edhe bisedën me banorët e tjerë.

Ndër të tjera ai ka patur një bisedë me Luizin dhe me banorët e tjerë rreth kurioziteteve të tyre për të ditur infomacione nga jashtë dhe se si shihen ata nga audience.