Sikur është ndonjë turp i madh”/ Arbana ka një thirrje për çiftin: S’po bëni mëkat, në Big Brother në botë bëjnë dashuri kënaqen

BBVA

Olta, Luizi dhe Kiara janë përfshirë në një debat mbrëmjen e të martës gjatë prime pasi Olta mendon se mes Kiarës e Luizit nuk ka më kimi duke përmendur edhe faktin që ata nuk bënë asgjë më shumë në suitë.

Luizi e pyeti Oltën nëse ajo do bënte diçka më shumë po të ishte në vendin e tyre dhe Olta e mohoi. Këtu ndërhyri Arbana duke i thënë Oltës dhe Kiarës se nuk është turp të bësh dashuri.

“E kam dëgjuar ta thoni këtë sikur është ndonjë turp i madh. Nuk ka asgjë të keqe. Në gjithë Big Brother nëpër botë bëjnë dashuri njerëzit, kënaqen. S’po bëni mëkat”, u tha Arbana.

Luizi ndërkohë i tha Arbanës se atë moment intim ai dhe Kiara kanë vendosur ta konsumojnë jashtë larg kamerave pasi duan ta shijojnë në privatësi.