




Fis Juniku është konkurrenti më i fundit që iu bashkua banorëve dhe shtëpisë më të famshme në vend, duke filluar kështu aventurën e tij në Big Brother VIP Kosova.





Por, ai statusin si banori i fundit nuk do ta mbajë gjatë, kjo pasi që sonte shtëpisë do t’i bashkohen edhe disa konkurrentë të tjerë.





Këtë e zbuloi moderatori i këtij edicioni Alaudin Hamiti, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, shkroi: “Big Brother VIP Kosova, të hënën me hyrje të reja”.
Banorja që pritet të hyjë sonte në Big Brother Vip Kosova është Himena Sherifi. Ajo është këngëtare dhe shkrimtare.




