Shkodër: ka hedhur në lumë foshnjën e saj tetë ditëshe, policia gjen trupin. Ajo është 32 vjeçë dhe quhet Orjana Gremi…

Info

Një 32 vjeçare është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohet se hodhi në lumin Kir foshnjën e saj që e lindi në datën 30 dhjetor 2022, vetëm një javë më parë.

Mësohet se në prαngα ka rënë shtetasja Orjana Gremi, 32 vjeç. Uniformat blu kanë gjetur trupin e pajetë të foshnjës, në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir.

Sipas Policisë 32 vjeçarja dyshohet se ka hedhur në lumë foshnjën tetë ditësh, mbrëmjen e djeshme.

Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, vihet në prαngα për vr’asje, 32-vjeçarja. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte brαktίsur foshnjën e saj, mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.