Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku një 17-vjeçare ka mbytur nënën e saj.





Viktima, një grua 55-vjeçare dhe mësuese e një shkolle fillore, Teresa Spanò, u gjet e vdekur në banesën e saj në Bagheria, në provincën e Palermos.
Vajza 17-vjeçare, pas një marrje të gjatë në pyetje, u vendos nën masën e sigurisë “paraburgim”, me akuzën e vrasjes me dashje. E reja ka rrëfyer se e ka mbytur të ëmën. Prej kohësh, zënkat mes të dyave kishin qenë në rend të ditës.





Vrasja do të ishte epilogu tragjik i një sherri që shpërtheu mes nënës dhe vajzës në orën tre të mëngjesit mes të dielës dhe të hënës. Ka qenë 17-vjeçarja që ka ngritur alarmin paraditen e së hënës rreth orës 8.





Duket se vajza në fillim u tha efektivëve se gruaja ishte vetëvrarë. Por më pas, gjatë marrjes në pyetje, ajo rrëfeu të vërtetën, teksa po përpiqej të rindërtonte atë që ndodhi përballë prokurores së të miturve të Palermos, Claudia Caramanna.




