Vitet në skenë por edhe në jetë kanë ecur pa u ndierë për aktorin Agron Llakaj. Ditën e sotme, aktori feston ditëqlindjen e 63. Ai ka treguar gjithmone marrëdhënien me stafin e Al Pazar dhe sot në ditëlidjen e tij ata e kanë bërë të përlotet nga surpriza.
Djaloshi i cili iku nga Tepelena për të ndjekur studimet e larta në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve në Tiranë, përbën një nga emrat më të njohur dhe të pëlqyer të publikut.
Fillimisht si regjisor në Shtëpinë e Kulturës në vendlindje në Tepelenë, më pas në Estradën Profesionale të Gjirokastrës, rrugëtimin si aktor i lirë, pa qenë nevoja për të qenë pjesë e një trupe shtetërore teatrore e nisi me pjesëmarrjet speciale në programet e viteve 90’.
Agron Llakaj sot mbush plotë 63 vjece i urojme dhe 100 vite te lumtura prane familjes tij.