Ka nisur me emocione ky Prime i “Big Brother Vip Kosova” teksa vëmendjen e ka marrë tërësisht moderatorja e programit, Jonida Vokshi, e cila ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.





Ishte opinionisti Olti Curri i cili e nisi bisedën në nisjen e spektaklit, nga një lajm në portalin “Kryefjala”, që thoshte se Vokshi ishte shtatzënë për herë të dytë,





teksa Jonida pasi e lexoi, konfirmoi menjëherë se ishte e vërtetë dhe bëri me dije se ishte vërtetë në pritje të ëmbël, duke marrë përqafimet dhe përgëzimet e kolegëve të saj në studio.





Kështu, Jonida dhe bashkêshorti i saj, Besniku, do të bëhen sërish prindër, ndërsa pak vite më parë u bekuan me një vajzë, Emin.




