Po su lmohet nga të gjithë, Luizi po largohet nga “BBV”? Kiara i ben kerkesen e forte (Video)

BBVA

Luiz Ejlli është shndërruar në një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptare.

Ai ka krijuar një miqësi me Efin, Kiarën dhe Maistron, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë është kundër tij.

Luizi siç duket është lodhur dhe po e mendon largimin nga Big Brother VIP Albania.

Në një bisedë me Kiarën, ai deklaroi se nuk duron dot më pasi i ka të gjithë kundër dhe është i vetëm përballë tyre.

“Dua të dal për Zotin. Nuk besoj se e fitoj kështu që… Do duroj sa do duroj, por s’mban më. Të gjithë kundër, rrinë lëshojnë nga një kunjë çdo ditë për të parë ku jam. Do vijë një moment kur do më zënë ngushtë.

Tre muaj janë shumë, s’dihet kush vjen. I kam të gjithë bashkë kundër, s’di çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm, as i paprekshëm, as më i forti, jam ky që jam. Nuk mund të luftoj kaq gjatë.”- tha ai.

Se si do të veprojë ai mbetet për tu parë.