Po e frynte dhe i plαsί në duar: ky është momenti që i mori jetën 53 vjeçarit sot në Lezhë + foto

Info

Kjo gomë kamioni i mori jetën pronarit të një gomisterie mëngjesin e kësaj te premteje në Lezhë.

53-vjeçari Spas Milloshi po frynte gomën e një kamioni në gomisterinë e tij, por trysnia që solli në shpërthίmίn e saj i mori atij jetën.

Siç duket në pamje, goma është çαrë në një pjesë të saj nga presioni i lartë, që la të vdεkur në vend pronarin e gomisterisë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po nis hetimet në lidhje me rastin

Duke shprehur ngushëllime, është rasti të kujtojmë disa rregulla për të evituar ngjarje të tilla me pasojë edhe jetën.

Gomat e makinave, dhe rrjedhimisht presioni i gomave, duhet të kontrollohen çdo katër javë.

Gomat duhet të fryhen kur janë të ftohta dhe asnjëherë kur janë ende të nxehta. Duhet lexuar gjithmonë në libërthin e makinës kush është presioni i duhur dhe i këshilluar nga prodhuesi i makinës.