Po e bëre më vazhdo rrugën tënde, nuk të flas me gojë”: Kiara ia mbledh Luizit për sjelljen

BBVA

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë pasur disa zënka të vogla ditën e djeshme. Pasi mbaroi festa e ditëlindjes së Kiarës, ata shkuan te dhoma e gjumit ku po bisedonin, e pranishme ishte edhe Efi.

Në një moment këngëtari i njohur shprehet se është shprehur se shtëpia ka rënë në qetësi dhe duhet të ketë ndonjë debat.

Pjesë nga biseda:
Luizi: Po fyeve thotë kjo nuk të flas më me gojë, e s’ke ma punë me mua.
Kiara: Ça është kjo fyerje tani, se u bëmë gazi i botës o Luiz, aman. Luizi: Kush fyeu?

Kiara: Nuk po them se fyeve, po ça po thua se nuk po të kuptoj. Luizi: Pikërisht se nuk kupton më flet mua. Kiara: A the se nuk rrimë kështu në qetësi? Duhet me fye, ça the parë?

Luizi: Duhet me e bërë tjetrin me nerva, më thuaj ti mua, isha duke të bërë pyetje. Kiara: Gjej një mënyrë të kulturuar si ta bësh tjetrin me nerva. Luizi: Si? Ma thuaj ti mua.

Kiara: Pse duhet të fyesh? Luizi: Si? Kiara: Atë e di ti, nuk jam në trurin tënd
Luizi: Po të pyes ty. Ti ke ardhur në Big Brother me ndenjur, me ngrënë e me fjet?

Kiara: Jo Luiz, as të fyej e të ziem nuk kam ardhur. Luizi: Harroje fyerjen. Kiara: Atëherë ti që di të ziesh e të fyesh, vazhdo bëj rrugëtimin tënd.