Plâs keq në shtëpi! Çfarë e bëri Valbonën të mendojë largimin nga shtëpia!

BBVA

Mbrëmjen e së shtunës shtëpisë së Big Brother Vip iu bashkua këngëtarja Valbona Mema. Megjithëse ka vetëm pak ditë brenda shtëpisë këngëtarja shpesh është përfshirë në debate me banorët e tjerë. Debati më i fundit ishte me maestro Armaldon.

Gjithçka nisi për shkak të punëve të shtëpisë. Valbona i thotë në një moment Armaldos se nëse do ta kishte marrë seriozisht punën e liderit shtëpia nuk do të ishte në atë gjendje. Më pas debati ka kaluar në tonë më të ashpra aq sa Valbona tha se nëse Armaldo i vendos kushte atëherë ajo largohet nga shtëpia.

Debati: Valbona: Armaldo ti si lider je djalë shumë i mirë, i respektuar, familjar. Armaldo: Bona ka që në mëngjes që më përmend këtë gjë dhe po e vë në dyshim pse po ma përmend.

Valbona: Armaldo po me suprizon se po bëj shaka, si një mik. Armaldo: Unë e marr seriozisht punën që bëj.Valbona: Nëse do ta kishe marrë seriozisht punën, sot nuk do ta kishe në këtë gjendje shtëpinë. Unë të kam thënë më lajmëro për punët.

Armaldo: Ti the e ke pushim deri të shtunën! Valbona: Nëse me ke vendosur këto kufij Armaldo unë vesh atletet dhe largohem nga ajo dera.

Armaldo: Cila derë?Valbona: Nga cila të dua unë.Armaldo: Po dilValbona: Ti po sillesh shumë keq me mua sot. E nise që në mëngjes me mua me ankesa.