Plani i banorëve bie poshtë, “Vëllai i Madh” ka përgatitur surprizën që ata s’e presin për nominimet sonte

BBVA

Edhe pse dihet botërisht që nuk është e lejuar të diskutosh brenda shtëpisë së BBV për nominimet, banorët e kanë shkelur për të disatën herë ketë rregull.

Gjatë javës Dea fitoi një në lojërat e organizuara nga “Vëllai i Madh” dhe banorët kanë diskutuar në lidhje me nominimet.

Sipas tyre Dea do ketë të drejtë të nxië një zinxhir shpëtimesh dhe plani i grupit të Oltës ishte që në fund të linin Luizin, Kiarën dhe Efin.

Po ashtu Luizi, Kiara dhe Maestro me Efin kanë diskutuar për një plan të mundshëm për nominimet, pra duke shkelur të gjithë rregullin kryesor.

Nga ajo që mësojmë, “Vëllai i Madh” ka vendosur të dënojë të gjithë banorët sot që kanë shkelur rregullin bazë dhe të gjithë do jenë në një televotim brenda natës.

4 banorët më pak të preferuar nga publiku do shkojnë në nominim për të martën. Kështu planet që kanë bërë banorët shkojnë në kosh.