Pasi i doli ne mbeshtetje te saj, Butrint Imeri do të takoje Kiarën në shtëpinë e BBV?

BBVA

Ditën e sotme një gjest i Butrint Imerit në Instagramin e tij ka bërë xhiron e rrjetit. Artisti ka postuar në Instastory një foto të Kiara Titos duke e shoqëruar me një kurorë.

Pas kësaj, edhe babai i tij ri-postoi të njëjtën gjë në Instagramin e tij.

Ndërkohë që vetëm pak minuta më parë, teksa ka postuar një foto në makinë, Butrinti ka shkruar:

“Një befasi këtë javë…”

Dhe menjëherë, të gjithëve, mendja na shkon vetëm në një vend: shtëpia e Big Brother Vip. Pas mbështetjes në rrjetet sociale,

mos ndoshta këngëtari do të surprizojë Kiarën duke i shkuar brenda në shtëpinë e BBVA? Nëse kjo do të ndodhte, atëherë vertetë që do të ishte një super befasi.

Gjithsesi, na duhet të presim spektaklin e ditës së martë për të zbuluar gjithçka.