




Mbrëmjen e së shtunës, një debat i ashpër ka ndodhur mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe modeles Kejvina Kthella.





Debati në fjalë duket se ka eskaluar edhe në dhunë fizike nga ana e Kejvinës, e cila ka goditur me shuplakë Luizin – por pamjet e kësaj skene u transmetuan mbreme.





Gjersa ende nuk dihet nëse vëllai i madh do të ndërmarrë një veprim të dënueshëm ndaj bukuroshes Kthella, reagime të shumta ka pasur në rrjetet sociale.





Madje komentet dhe kritikat për veprimin e Kejvinës kanë qenë aq të shumta, aq sa kanë detyruar mirëmbajtësit e faqes së saj zyrtare në Instagram, që të bllokojnë hapësirën për komente.





Debati i së shtunës mes Luizit dhe Kejvinën nisi për shkak të provokimeve të këngëtarit, të cilave ajo nuk ka mundur t’iu bëjë ballë.




