Olta Gixhari ishte e ftuar sot në “Wake up” ku foli për herë të parë pas daljes së saj nga Big Brother. Olta tregoi se momentalisht ndodhet në Tiranë pasi po merret me disa projekte, por më pas do largohet në Spanjë duke dhënë edhe një lajm të bukur.
“Këtë periudhë do jem aktive, se kam projekte që do i zbuloj së shpejti, pastaj do zhdukem se do iki të bëj gocën. Kemi plane. Nuk do e lë çunin pa motër. Nëse Zoti më jep dhe një fëmijë tjetër, mezi pres”, tha Olta.