Olta bën “ligjin” në BBV”! Komunikon me shenja me banorët për të ndarë Luizin dhe Kiarën!

Info

Duket se Olta Gixhari po bën “ligjin” brenda shtëpisë së BBV.

Kjo pasi aktorja ka thyer disa herë rregullat e produksionit por ka dalë “pa u lagur”. Madje nuk ka ndërmend të ndalojë.

Teksa ndodhej në kuzhinë duke diskutuar me Kristin, aktorja theu një nga rregullat kryesor të programit: Komunikimin me shenja.

Ajo i bëri të ditur nëpërmjet shenjave Kristit se duhet të ndajnë me patjetër Luizin nga Kiara, në mënyrë që t’a dobësojnë lojën e këngëtarit.

Kujtojmë se brenda shtëpisë së BBV ka mbërritur një zarf i kuq që sipër ka të shkruajtur emrin e Oltës.

A do të ketë aktorja të njëjtën mundësi të artë si Kiara dhe Dea?