Tezja e Kiarës tha se të gjithë familjarët janë emocionuar nga ai moment i bukur dhe se Kiara e ka ndjerë dhe përjetuar shumë atë moment, pasi sipas saj është person që nuk bën asnjë veprim pa e ndjerë.





Nga ana tjetër shoqja e Kiarës u shpreh se kjo nuk ishte dasmë e vërtetë por dasma e shqiptarëve dhe se çdo moment ishte i mbushur me ndjenja dhe emocione reale nga të dy protagonistët.





Tezja Kiarës: Unë e shoh shumë mirë Kiaren, nuk dua të flas për më shumë se Kiara do e thotë vetë kur të dalë. Kiara e ka pasur ëndërr gjithmonë të bëj një dasmë shumë të madhe dhe mendoj se qau se është tip i ndjeshëm, edhe ne kemi qarë kur e pamë. Halla e Kiarës më tha që në Lushnjë janë hedhur fishekzjarre mbrëmë për Kiarën dhe Luizin.





Mendoj që Kiara e kishte menduar këtë puthje që në momentin kur u vendos dasma. Luizi ka treguar shembullin e një mashkulli që do të donte secili ta kishte. Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë Big Brother Kiares.





Liesa: Që do të ndodhte me një moment me gjithë këtë kujdes e rëndësi nga Luizi, momenti i mbrëmshëm ka qenë momenti kur Kiara e ka ndjerë ta bëje se ajo nuk bën gjë pa e ndjerë. U duk si fundi i filmave të Disney kur puthet princesha me princin. Unë isha duk ecur dhe në atë moment u ça telefoni. Shkëlqente mbrëmë kishte një nur. Kjo nuk quhet dasmë e vërtetë, është dasma e gjithë shqiptarëve.




