Në foto është djali 8 vjeçar Shqiptar i cili u përplas natën e krishtlindjeve në itali, Prinderit rrëngjethin..

Info

Mediet italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik, që i mori jetën 8-vjeccarit me origjinë shqiptare, Oriel Skura. Fëmija fatkeq u përplas për vdekje nga një mjet tip “Peugeot” natën e Krishtlindjeve në zonën e Foggias në Itali.

Ndërkohë prindërit e 8-vjeçarit kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e madhe.

Por si ndodhi aksidenti fatal. Vazhon poshtë S.pón.sored.

Orieli kishte shkuar ditën e Krishtlindjeve bashkë me prindërit në Borgo Segezia për të festuar Krishtlindjet së bashku me disa të afërm. Pas drekës, rreth orës 15, të gjithë dolën nga shtëpia për t’u përshëndetur, duke qëndruar pjesërisht në oborr dhe pjesërisht buzë rrugës.

Megjithatë, Orieli tashmë kishte hipur në makinën e të atit, me një top në duar.

Por një kushëri më i vogël e ka thirrur dhe ai ka dalë nga makina, duke qëndruar gjithmonë në anën e rrugë. Në atë moment, sipas asaj që mediat raportojnë, makina e ka përplasur të voglin. I mituri është hedhur nga makina disa metra larg dhe më pas u transportua me ambulancë në Poliklinikën e Foggia-s, por nuk mundi të mbijetojë.

“Orieli nuk po luante futboll në rrugë, ai ishte në anë të rrugës me ne dhe të afërmit tanë: si ka mundësi që kush e goditi të mos e ketë parë dhe të frenonte? Po ecte me mbi 50 kilometra në orë? Ajo ka shuar dritën e jetës sonë përgjithmonë”, janë fjalët e prindërve të djalit 8-vjeçar.