Ndryshime në “BBVA”, tre hyrje të reja do të “pushtojnë” shtëpinë

BBVA

Tre banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë më të madhe në Shqipëri, duke ndryshuar kështu dinamikat e lojës.

Të shtunën e kaluar Efi doli papritur pasi Dea Mishel, vendosi ta dërgojë në nominim bashkë me Luizin dhe Kiarën. Mes të treve, publiku zgjodhi çiftin, por dalja nuk u prit mirë nga Luizi.

Në nominim janë të gjithë banorët përveç Kristit, i cili i dërgoi ata në televotim pasi hapi kutinë e pandorës dhe në këmbim takoi të atin, Robert Aliajn.