




Mbremë ishte spektakli i radhës në Big Brother Albania, i pari për këtë vit të ri dhe për shkak të atyre rrethanave që kanë ndodhur në shtëpi pritej të kishte debate të shumta.





Efi me Kejvinën kanë mbërritur në kërcënime dhe kjo u duk qartë dhe në spektaklin e sotëm. Ato nuk e durojnë dot njëra tjetrën.
Efi tha se nuk di ku do shkojë ky muhabet nëse Kejvina vazhdon ta ofendojë në këtë mënyrë duke nënkuptuar që situata mund të përshkallëzohet.





Ndërkohë që Efi dukej shumë e nerovozuar, në anën tjetër Kejvina dukej shumë e qetë dhe vetëm qeshte dhe bëntë gjeste që tregon që situata mes tyre me siguri do “pla së” gjatë javës nëse nuk merren masa nga produksioni.





Arbana dukshëm nervoze i ka thënë se nuk ka gjë më të shëmtuar se sa të shohësh dy femra që zihen me njëra tjetrën në një televizion kombëtar.




