Pas shumë droneve në “Big Brother”, ai i sotmi ka ngritur mjaft dyshime si brenda dhe jashtë shtëpisë.Mbi qiellin e BBV u ngrit një foto e Luizit dhe Kejvinës ku shkruhej: Unë të dua dhe ti e di.





Luizi u shpreh i sigurt se droni ishte nga Kejvina, por ishte Olta ajo që mohoi kategorikisht.Por motra e Kejvinës, Dorisa Kthella ka konfirmuar se droni u nis nga moelja me anë të disa postimeve në Instagram.





Por interesante eshte po ashtu postimi i motres se saj per motivin e dergimit te dronit, produksioni serish qenka kunder te vertetes.Kejvina ka dashur te kerkoje falje ne emision ndaj Luizit, ndaj nuk e marrin ne emision.





Ndonëse nuk jemi të sigurt nëse vërtetë modelja ia ka dërguar, vetë Luizi duket se e beson këtë dhe i duket normale. Nga ana tjetër në një bisedë me Luizi Olta përpiqet “t’i hapë sytë”, duke i thënë të mos bëhet naiv.





“Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxorre nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxorre jashtë,”-i tha Olta.





Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea.




