“Më preu ëndrrat, kalova në…”, rrëfimi prekësi i banores për ish të dashurin: E tmerrshme, e kisha të pamundur të…

showbizz

Dea Mishel ka folur me vajzat gjatë një bisede në oborr për ish të dashurin e saj, me të cilin u nda pak kohë më parë. Ajo rrëfeu se ai kishte filluar të bëhej shumë pesimist saqë ajo kishte kaluar në gjendje depresive.

“Ai njeriu që më mbështeste dhe më llastonte për çdo gjë, u bë njeriu që më priste krahët dhe ëndrrat. Më thoshte jo po këto që thua ti s’bëjnë, duhet të gjesh një punë në zyrë, ishte pesimist komplet. Mbase e kishte nga frika që do më humbte.

Unë kam dhe një gjë, që kur më thotë diçka ose më shajnë njerëz që nuk i kam rreth vetes, nuk i marr për zemër, por nëse ma thotë një person që e dua shumë, e marr për fakt dhe e besoj.

Kur ai më thoshte ëndrrat e tua janë të tepërta, unë e besoja. U mbylla në vete, radhë në gjendje depresive, lashë punën.”- tha Dea.