




Rozeta Rakipllari alias Dobi ka arritur që së bashku me djalin e saj Havier Dobi të zhvaste mijëra euro nga shtëpitë luksoze në të cilat punonte si pasturese.





Bashkëshorti i saj, Spartak Dobi ka folur mbrëmjen e sotme dhe ka thënë se nuk kishte asnjë dijeni për ngjarjen.





Në emisionin “Review”, ai tha se gjendja e tyre ekonomike ishte e mirë dhe nuk ishte në dijeni për veprimet që bënte gruaja.





“Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje.





Nuk e di të saktë mirë, i vras të gjithë. Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marr pension të mirë. Kam punuar vetë polic”, thotë Spartak Dobi.





Rozeta Rakipllari, së bashku me djalin e saj Havier Dobin është autore e vjedhjes së 524.800 eurove, 8500 dollarëve dhe 368.000 lekëve të rinj si dhe aksesorë flori, në banesën e Alda Klosit alias Çiko, e cila ka qënë Drejtore Kabineti pranë ish-ministrit të Rindërtimit dhe ish-Zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj.




