Duhej hyrja e Ermiona Lekbellos, që Beatrix Ramosaj të gjente banoren e saj të preferuar në “Big Brother Vip Albania”.
Artistja ka vlerësuar transparencën e Ermoniës duke e cilësuar si më të vërtetën aty brenda.





Përmes një statusi në Twitter, këngëtarja ka shprehur hapur mendimin dhe mbështetjen e saj për të. “Vallaj ke qef ta shohësh e ta dëgjosh Ermionën.





Është vetvetja, nuk ja përton njeriu fare, copë jua thotë muhabetet.





Pa strategji, pa lojë. Ajo thotë vetëm të vërtetën. Të gjithë të tjetër dëgjojnë. Energjia e saj! Më e vërteta aty brenda”, ka shkruar Trixa.




