Mbështeti Kiarën për të ironizuar ish të dashurën e tij? Ja si i ‘kundërpërgjigjet’ Butrint Imerit ajo…

BBVA

Dy ditë më parë, Butrint Imeri tregoi publikisht mbështetjen e tij ndaj Kiara Titos, tek postoi një foto të saj në InstaStory me kurorë në kokë.

Mirëpo, në programin Fan Club u komentua nga gazetarja Aulona Musta se ky veprim mund të jetë një ironizim i Butrintit për ish të dashurën e tij, Olta Beqiri.

Kjo pasi postimi i Butrintit erdhi pak pasi Olta kishte treguar mbështetjen e saj për Luizin.

Teksa postoi një foto të Luizit në InstaStory, përmbi saj Olta shkroi: “#MeLuizin”.

Madje, ditën e djeshme ajo bëri një tjetër postim thumbues, ku shkroi: “Mos u nxef e mos u nxef”.

Kujtojmë se Olta Beqiri, pak kohë më parë, ka patur një lidhje me këngëtarin Butrint Imeri, romancë e cila zgjati rreth 4 muaj, edhe pse dyshja nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht.