Luizit i dërgohet mesazh me dron. Fiken kamerat, Big Brother ultimatum banorëve të mos dalin jashtë

showbizz

Një dron nga fansat është dërguar pak minuta më parë për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili dje tronditi opinionin publik me historinë e tij enigmatike për një sëmundje të rrallë.

“Si i thuhet Luanit në Shqip – Luiz Ejlli” – shkruhej në çarçafin e varur tek droni, të cilin Big Brother vendosi që të mos e shikojnë banorët.

Mirëpo ata ishin jashtë dhe e morën shumë mirë mesazhin. Big Brother vendosi me një ultimatum që të gjithë banorët të futeshin brenda.

Të gjithë pa përjashtim brenda dhe askush të mos ishte jashtë. Gjithashtu, pothuajse u fikën kamerat në të gjithë shtëpinë.