Luizi përshëndet Kiarën me këngën e Butrint Imerit: Posaçërisht për ty

showbizz

Luiz Ejlli ka përshëndetur moderatoren Kiara Tito me këngën e ishit të saj, Butrit Imerit.

Mbrëmjen e sotme, teksa po ndante cigare në sfond nisi kënga e publikuar pak ditë më parë nga Butrinti, “Cigaren”, e menjëherë ia dedikoi këngën banores tjetër të “Big Brother VIP 2”.

“Është shumë këngë e bukur kjo. Të përshëndes vetëm ty me këtë këngë. Posaçërisht për ty e kam,”-dëgjohet Luiz Ejlli.

Butrint Imeri dhe Kiara Tito ishin në një marrëdhënie për disa kohë, por lajmi qarkulloi prej kohësh por u konfirmua se ishin bashkë vetëm kur u ndanë pak kohë më parë.