Luizi i propozon Kiarës të ndajnë shtratin bashkë, moderatorja habit me përgjigjen

showbizz

Edicioni i dytë i Big Brother VIP 2 ka nisur shumë vrullshëm, teksa veç debateve të shumta e diskutimeve, kanë nisur edhe romancat e para. Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka shprehur hapur simpatinë për Kiara Titon që në ditët e para të hyrjes në shtëpi, teksa ditën e sotme ka kërkuar që ta puthë.

Veç kësaj kërkese, ai i ka kërkuar Kiarës që të flenë një natë bashkë e të ndajnë të njëjtin shtrat. Por kjo kërkesë është refuzuar nga moderatorja, e cila i ka thënë se nuk është e bindur për atë që ndien për Luizin. Ndërsa ai i ka kërkuar ta puthe në faqe, Kiara i ka dhënë thjesht një përqafim.

“Do me më rikthy buzëqeshjen, me qen i lumtur gjithmonë? Ore gjithmonë, vetëm po u zgjova me Kiarën. Thashë po u zgjova jo me e ngrënë. Nuk është send nuk thashë dua një arush me fjet me të. Pse kur thuhet du me fjet merret kështu pa nënkuptim?”, tha Luizi në sy të Kiarës dhe Ronaldos.

Luizi: Unë e di cfarë shoh si të shoh e cfarë ndiej kur jam me ty.

Kiara: Po nuk është bindëse

Luizi: Provoje dhe s’ke për t’u zhgënjyer

Kiara: Pse ta provoj kur s’jam e bindur as unë? Ça të provoj?

Luizi: Provoje vetëm një herë që të çohesh me mu, kaq!

Kiara: Ncuq.

Luizi: O Kiara po mirë meqë me fjet nuk fjete meqë me u çu nuk çohesh, të paktën një puthje në faqe. Të dukem si fans unë ty si njeri që lëshon drona? Ore më puth në faqe. Kaq të vështirë e ke me më puth në faqe me më thënë mirëmëngjesi?

Luizi: Zgjidh faqen me më puth ti se unë nuk të puth as nuk bëj lojëra shpejtësie.

Kiara: Një përqafim do ta jap.