




Arjola Demiri e ka cilësuar toksik edicionin e dytë të “Big Brother VIP”. Aktorja në një intervistë për Top Albania Radio, u shpreh se Big Brother i vitit të kaluar ka pasur më shumë njerzillëk, të cilin nuk e sheh këtë edicion.





“Ky Big Brother më është dukur shumë toksik të them të vërtetën, më është dukur shumë i dh nshëm. Big Brother i vitit të kaluar ka pasur më shumë njerzillëk”, tha Arjola.
Arjola Demiri është tashmë një nga personazhet më të komentuar në media. Çdo deklaratë e saj kthehet menjëherë në lajm. Së fundmi, aktorja ka folur për jetën sentimentale dhe partnerin e saj ideal.





E pyetur në “Pardon my French” se si e shikon ajo partnerin e saj ideal, Arjola tha se femrat e forta dhe të vështira është e vështirë t’i përballosh duke iu referuar kështu edhe shenjës së Horoskopit.





“Ndoshta nuk jam unë ajo që dua. Kjo është e vërteta sepse femrat e vështira dhe të forta është e vështirë t’i përballosh. Unë i përkas edhe shenjës së Virgjëreshës kështu që…”, u shpreh aktorja.




