Luizi i bën Kiarës një kërkesë të rëndësishme, te lutem vetëm këtë gjë mos më bëje sepse per mua je e shenjtë.





Luizi dhe Kiara po afrohen çdo ditë e më shumë me njëri-tjetrin. Së fundmi këngëtari i ka thënë moderatores se për të ajo është “thembra e Akilit”.





Ai ja ka bërë të qartë se në shtëpi nuk ka asnjë pikë tjetër të dobët, përpos saj. Luizi i ka kërkuar të jetë e ftohtë dhe të mos bjerë pre e komenteve nga banorët, por t’i injorojë duke mos iu kthyer përgjigje.





“E vetmja pikë e dobët e imja në këtë shtëpi je ti. Nuk kam asnjë. Je thembra e Akilit, ose merre si të duash. E vetmja gjë që më bën të dal në ekstrem është nëse shikoj që je prekur, je cënuar ti. Ta kërkoj me shpirt të jesh e ftohtë, t’i injorosh dhe mos t’u kthesh përgjigje fare”, i ka thënë këngëtari.




