




Elhaida Dani dhe balerini i saj, Lediani, janë çifti më i përfolur për momentin. Dyshja që e pranuan publikisht këtë histori te “Dancing with The Stars” janë pritur me shumë komente jo vetëm nga publiku.





Kujtojmë se balerini e nisi këtë eksperiencë si i fejuar me bionden bukuroshe, Ditjona. Por duket se ndjenjat për Elhaidën kanë bërë që fejesës së tyre t’i vinte fundit.
Vetë balerini ka reaguar pas deklaratave në rrjet, që duket se nuk kanë qenë edhe shumë mbështetëse ndaj tij.





“S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, deklaroi ai.





Konfirmimi i lidhjes nga ana e tyre solli reagime të shumta në rrjet, për shkak se balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me bukuroshen Ditjona Bora, me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh.





Kjo e fundit nuk ka bërë asnjë koment për lajmet e shumta në rrjet, por ka zgjedhur të postojë foto që janë interpretuar si mesazh nga ana e ndjekësve, të cilën kanë kr yqëzuar këngëtaren Elhaida Dani se hyri mes çiftit.




