Ky ishte veprimi i Oltës ndaj Luizit pasi u largua Kiara

BBVA

Pas daljes së Kiarës nga BBVA, Olta ka shkuar dhe ka tentuar të puthë Luizin.

Ajo i tha Luizit që ta puthte në faqe, por ky i fundit refuzoi duke thënë se ata bashkë do puthen vetëm në finale.

Olta ditë më parë, i tha Kiarës, që nëse ajo do dilte të shtunën nga shtëpia, ajo do puthte Luizin, njëjtë siç ky i fundit, ia bëri kur doli Maestro.

Po ashtu, ngacmimet e Oltës kanë vazhduar edhe në mëngjes.

Olta i tha Luizit ta shijojë ditën e beqarisë, ndërsa Luizi nuk ka reaguar fare për këtë.