Kjo është historiaa e vlonjates e cila është zhdu,kur dhe kerkon ndihme, hapni kamren nese une…

Info

Pasi zbuloi një rrjet prostitucioni dhe pastrimi parash, pjesë e së cilës ishin kolegë të saj të një pike karburanti vlonjatja u zhduk papritur, në ditën e saj të lindjes.

Kostandina Zaharia rezulton e humbur që prej datës 5 dhjetor të një viti më parë nga New Jorku.

Ditën që ajo mbushi të 30-tat telefonoi për herë të fundit të motrën në Shqipëri, tek e cila shprehu frikën nga kërcënimet e vazhdueshme që po i bëheshin nga disa kolegë të saj turq dhe shqiptarë.

E reja punonte në një pikë karburanti, aty ku sipas saj kishte zbuluar ekzistencën edhe të një sasie parash fals që posedoheshin nga kolegët, pjesë e një grupi të strukutuar kriminal.