Pas puthjes që dhanë mbrëmë në dasmë, Kiara dhe Luizi nuk kanë ngurruar që dhe sot të dhurojnë vazhdimisht puthje. Madje gjatë një bisede Kiara ka zbuluar dhe planet.





Ajo i tha Luizit se nuk është ende gati për martesë zyrtare, por pasi të dalin nga Big Brother do bashkëjetojnë. Ndërkohë Luizi menjëherë u shpreh i gatshëm dhe nisi të mendonte për vendin ku do të bashkëjetojnë.





Situata e krijuar në shtëpi, ka shtyrë Luizin të mendojë se Kiara mund të dalë në nominim këtë javë. Sipas tij, banorët do e nominojnë Kiarën, pasi ajo i fal lumturi atij dhe për aq kohë sa ai është i lumtur brenda në shtëpi, kjo gjë nuk e favorizon grupin e Oltës.





Kiara tha se nuk e ka problem fare nëse ajo del në nominim apo edhe nëse del fare nga shtëpia. Luizi nga ana tjetër, bëri disa aludime, që sipas tij, në nominim mund të dalin ai, Kiara, Efi dhe Armaldo ose, ai, Kiara dhe Olta.




