Kiara “i hap zemrën” Luizit: Më jep emocion, më bën të ndihem…

BBVA

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë çifti më i komentuar i momentit.

Dyshja po vazhdojnë romancën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Ndonëse shpesh ka zënka të vogla mes tyre, ashtu si në çdo çift, Kiara si asnjëherë më parë ka treguar ndjenjat e saj për Luizin.

Gjatë një bisede me Diolën, Kiara është shprehur se Luizi i ka dhuruar emocione që prej kohësh nuk i ka ndjerë dhe çfarë është më e rëndësishmja për të e bën të ndihet femër.

“Unë me Luizin realisht kisha shumë kohë që nuk përjetoja emocione të tilla dhe ai ma jep këtë gjë .

Më jep edhe emocionin më bën të ndihem femër që është shumë e rëndësishem dhe këtë nuk duhet ta harrojë asnjë vajzë dhe çdo ditë e më shumë po e kuptoj këtë gjë.

Më bën të ndihem mirë edhe kur më përkëdhel, kur më puth gjithmonë. Më jep ndjesi shumë të mirë”, ka thënë Kiara.