Kiara dhe Luizi nuk ndiqen në Instagram, ja cila është arsyeja (Foto)

BBVA

Luizi dhe Kiara kanë secili llogari zyrtare në Instagram, ku numërojnë mijëra ndjekës. Qindra faqe janë hapur vetëm me emrin e tyre, ku shpërndahen momentet romantike dhe gazmore të tyre në shtëpi. Por në profilet e tyre në rrjetin social, personat që menaxhojnë llogaritë as nuk i kanë ndjekur në Instagram. Pra Kiara nuk e ndjek Luizin, dhe as Luizi Kiarën.

Marrëdhënia e tyre brenda nuk reflektohet aspak jashtë dhe këtu nuk flasim thjesht për një ‘folloë’, por edhe për vëmendjen dhe postimet që i kushtojnë menaxhuesit e llogarive, momenteve të Kiarës dhe Luizit.

Në një vështrim të bërë nga “Iconstyle”, vihet re se në llogarinë e Luizit nuk shfaqet askund Kiara përveç një rasti kur ajo dhe këngëtari po diskutonin emra për bebe.

Postimi shoqërohet me mbishkrimin, “Si ju duken emrat e përzgjedhur nga Luizi?”, ndërsa Kiara nuk përmendet askund. Gjithashtu vlen të përmendet se në llogarinë e Luizit është edhe një postim me Tean, kur dyshja realizuan këngë së bashku për “Talent Shoë-n” e realizuar në shtëpi, ku u shpallën edhe fitues.

Nga ana tjetër, Instagrami i Kiarës, i cili menaxhohet nga shoqja e saj ka vetëm foto të moderatores, përveç një videoje me Luizin. Videoja në fjalë është ajo e ditëlindjes së Kiarës, ku Luizi i bëri një surprizë.

Në fakt, ky postim krijoi polemika disa ditë më parë, pasi nuk u postua menjëherë. Ishin fansat që kritikuan personin që menaxhon llogarinë e Kiarës, në këtë rast Liesën, se pse nuk e kishte postuar momentin e surprizës së Luizit, pasi ai ishte organizatori i të gjithave. Pra, edhe ku postim i vetëm që ka me Luizin, është ‘i detyruar’ nga fansat e tij.