Luizi dhe Kiara emocionuan një Shqipëri të tërë me puthjen e tyre gjatë dasmës së organizuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”.





Shumica e shikuesve të këtij formati kanë qenë përkrahës të çiftit qysh në fillimet e tyre.





Mirëpo, pas dasmës Luizi ka bërë një kërkesë të guximshme për Vëllain e Madh, por këtë herë për prindërit e Kiarës.
Pasi u ‘martuan’, Luizi tashmë është gati të takojë prindërit e saj. “Kam bërë kërkesën e fundit, vëllai, babai ose mami i Kiarës të vijë këtu t’i takoj.





Jo për vete, por për Kiarën. Nëse vjen i ati do ta takoj”, është shprehur Luizi, duke dashur ti bëjë gjërat më serioze.




