“Jam shtatzënë”, Kiara befason Luizin! Ai bën reagimin epik

Info

Luizi i bëri Kiarës dje për Shën Valentin një nga surprizat më të bukura të jetës së saj. Ai performoi për moderatoren këngën që e kishte shkruar posaçërisht për të dhe historinë e tyre brenda shtëpisë së Big Brother.

Nuk munguan as fjalët “Të dua, jam më e lumtura në botë” në momentin emocionues të dyshes. Teksa rrinin të dy shtrirë në darkë, Kiara ka bërë shaka duke thënë: “Jam shtatzënë, kot nga hiçi”.

Luizi: Si do ma thuash? Kur të jesh… Kiara: Do të jap testin… Luizi: Me test do ma thuash? S’do ma thuash kshu… Kiara: Papritur siç të erdhi puthja. Luizi: Si është pozitiv, dy viza apo një? Kiara: Dy! Luizi: Ti ke me dal me tre viza.

Mëngjesi nuk ka nisur mirë për Luizin. ‘Lui’ siç thirret me përkëdheli nga Kiara, ka qarë mëngjesin e sotëm në oborr. Teksa qëndron i vetëm, duke pirë kafe, Luizi qan për një kohë të gjatë. Ai ul kokën dhe shfryn gjithë mallin që ka për personat jashtë (komentuesit thonë nënën).