Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës është kthyer në një nga temat më të komentuara brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.





Teksa një pjesë e publikut besojnë se mes dyshes mund të krijohet një lidhje e bukur, një pjesë tjetër mendojnë se Kiara nuk ka fare interes për Luizin, madje ka patur edhe aludime për një lidhje të saj jashtë shtëpisë.





Diçka që i ka shtuar më shumë dyshimet ka qenë një video mes saj dhe Efit duke biseduar në orët e vona të natës.





Pasi pranoi që është në një lidhje jashtë, Efi po tregonte se do i duket shumë i çuditshëm momenti kur të takojë të dashurin pas kaq shumë kohësh pa e parë, ndërsa përgjigja e Kiarës ishte: “Më duket sikur e kemi harruar”.





A është vërtet dikush jashtë për të që Kiara e vuri veten në të njëjtin pozicion me Efin?




