Nuk kanë thënë kot, nuk ka dashuri pa zënka. Mbrëmjen e djeshme të gjithë ishim dëshmitarë të surprizës madhështore që Luizi bëri për Kiarën në ditën e të dashuruarve.





Së fundmi dyshja “kanë debatuar” me njëri-tjetrin dhe shkaku duket se është Maestro. Ky i fundit së bashku me Luizin kanë nuk i kanë kursyer ironitë me njëri-tjetrin, ngjarje në të cilën është përfshirë edhe moderatorja.





“Shyqyr që ke respekt për Kiarën se do të më kishe shk tërruar,”-ishte komenti i Ejllit për Kllogjerin i cili “acaroi” Kiarën. Kjo e fundit i kërkoi Luizit t’i linte ironitë se nuk i ecnin me të.
Jo vetëm kaq! Ndërkohë që Luizi i këndonte fragmentin e këngës që i dedikoi “Të dua edhe kur më acaron” Kiara “e kërc noi” duke i thënë se kjo e ndodh tani pasi po të ishin jashtë do e bënte të “vuante”.





“Më acaron. Ta tregoj sa të dalim jashtë. Telefonin do ta fik dhe nuk më gjen më nëse më acaron,”-i tha moderatorja.
Pas një dhurate shumë romantike që Luizi i bëri Kiarës për Shën Valentin, duket se ditën e sotme është zgjuar ndryshe.





Sot Luizi i ka marrë Kiarës varësen me kryq që i ka dhuruar pak kohë më parë, ku dhe i ka premtuar se nuk do t’ja merrte kurrë.
Duket se ky veprim ka shqetësuar Kiarën, teksa vazhdimisht e ka pyetur se pse ia kishte marrë varësen.





Edhe pse Luizi i ka dhënë shumë justifikime, nuk arriti t’i tregonte të vërtetën se pse nuk ia kishte marrë varësen.
Në rrjet është duke u aluduar shumë për një krisje të marrëdhënies, megjithatë duket se dyshja nuk e çon aspak këtë gjë ndërmend.
Pjesë nga biseda:





Luizi: Unë të dua me gjithë shpirt dhe jap jetën për ty
Kiara: Por varësen e more sepse…
Luizi: Ça është e imja është e jotja
Kiara: Pse iku varësja?





Luizi: Nuk iku është aty, unë të kam thënë që do të ta lë derisa të dalësh nga këtu, por tani po bëj sikur ti nuk je këtu.
Kiara: Pse ke nevojë të bësh skema?
Luizi: Po por kjo nuk është pjesë e skemës





Kiara: Ti nuk i mban ndonjëherë premtimet
Luizi: Ndonjëherë? Unë nuk e di pse më beson akoma
Kiara: Kjo e fundit nuk më pëlqeu si lëvizje, e kam seriozisht. Më ngeli shumë qejfi




