Hodhi foshnjën e saj 11-muajshe, zbulohen detaje te rènda rreth ngjarjes se..

Info

Një grua 29 – vjeçare ka hedhur foshnjën e saj 11 muajshe në një digë në Aliakmona të Greqisë. 
Mediat Greke raportojnë se ndaj saj rëndon akuza e vrasjes me dashje të fëmijës së saj.

 
Megjithatë, ajo ka mohuar  para autoriteteve se ishte e ajo që vrau fëmijën e saj. 
“ Nuk e vrava fëmijën. Nuk e di se çfarë ka ndodhur ”, ka thënë vazhdimisht 29-vjeçarja.

Ndërkohë EL.AS ka lëshuar një deklaratë për rastin tragjik të foshnjës së vdekur, vetëm 11 muajshe, e cila u gjet në digën e Aliakmonasit.

Siç është raportuar, Departamenti i Sigurisë së Aleksandrisë është njoftuar nga të afërmit e gruas se një ditë më parë ajo është larguar me fëmijën e saj një vjeç) nga shtëpia ku jetonin dhe të nesërmen është kthyerpa foshnjën.

Gruaja dyshohet se ka marrë një taksi nga fshati Stavros Imathias më 31 dhjetor me foshnjën në krahë dhe është nisur drejt digës ku e ka hedhur në ujë.

Më pas u nis për në Aleksandri dhe qëndroi në një hotel, ku kaloi natën e Vitit të Ri . Sapo zbardhi dita  ajo u kthye në shtëpinë ku jetonte me foshnjën, gjyshen dhe gjyshin./ CNA.